Lajme

SHBA: Inflacioni arrin në 8.6 për qind, më i larti që nga viti 1981

Inflacioni vjetor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës arriti në 8.6 për qind në maj, më i larti që nga dhjetori 1981.

Siç tregojnë të dhënat zyrtare, shifra ishte mbi parashikimet e tregut prej 8.3 për qind.

“Rritja ishte me bazë të gjerë, ku indeksi i strehimit, derivateve dhe ushqimit ishin kontribuuesit më të mëdhenj”, njoftoi Zyra amerikane e Statistikave të Punës.

Çmimet e energjisë u rritën me 34.6 për qind në bazë vjetore, rritja më e lartë që nga shtatori i vitit 2005, kurse kostot e ushqimit u rritën me 10.1 për qind, rritja e parë prej 10 për qind ose më shumë që nga marsi i vitit 1981./CNN