Lajme
Shkumbin Gashi shpallet “Shkrimtari i vitit” në Panairin e Librit “Prishtina 2022”
"Jam jashtëzakonisht i lumtur për këtë vlerësim për penën time, pikërisht në qytetin tim, në Prishtinën time, për të cilen kam shumë mall, dashuri, dhe dëshirë të jashtëzakonshme që të jem në gjirin e saj"
Autori i ri nga Kosova, me qëndrim në Zvicër, Shkumbin Gashi, ka fituar sot një çmim të rëndësishëm. I bërë i njohur në vitin 2020 si fitues i çmimit të vitit “Rexhai Surroi” për romanin e tij “Nënë, më fol për ëndërrimtarët”, Shkumbini është vlerësuar sot me çmimin e panairit të librit “Prishtina 2022″, shkruan albinfo.ch. Këtë njoftim ai e ka bërë publiuk përmes një postimi të tij në fb.
Shkumbin Gashi, prej pesë vitesh jeton në Zvicër (Olten) ndërsa punon dhe ndjek përgatit doktoraturën për psikologji klinike dhe psikoterapi.
Njëkohësisht, është asistent shkencor në Universitetin e shkencave të aplikuara, po ashtu në Bernë.
Në vazhdim, fjala që ka mbajtur ai me këtë rast:
Të nderuar organizatorë të panairit të Librit “Prishtina 2022”,
Lexues, botues, krijues e të tjerë,
Zonja dhe zotërinj!
Jam jashtëzakonisht i lumtur për këtë vlerësim për penën time, pikërisht në qytetin tim, në Prishtinën time, për të cilen kam shumë mall, dashuri, dhe dëshirë të jashtëzakonshme që të jem në gjirin e saj.
Unë jetoj tash e 5 vite në Zvicër. Atje punoj e veproj. Së fundi, jam bërë edhe baba. Jeta ime atje po fiton volum. Por, ndodhi çka ndodhi, sado i pabesë të jem me të, Prishtina nuk më hidhërohet!
Është këtu, më pret gjithmonë, me duar të hapura, siç e pret gjyshja një nip, më të dashurin nip!
Prishtina më kthen prapa në fëmijëri, atëherë kur jeta ishte e thjeshtë e nuk e dinim, kur të vetmen brengë kishim detyrat e shtëpisë, atëherë kur ëndërrat e mia ishin ende në inkubator. Andaj them, Prishtina është gjithmonë këtu, për mua, për fëmijën brenda meje, për Shkumbinin e vogël, me ëndërra shumë!
Kësaj radhe, në Prishtinë, po nderohem edhe me këtë çmim me vlerë të jashtëzakonshme emocionale për mua! Ka mundësi që ai Shkumbini i vogël të ketë marrë pak pushim, e të jetë duke më duartrokitur mua, Shkumbinit të rritur, që lufton që të mbajë gjallë lidhjen me Prishtinën, letërsinë e gjuhën tonë shqipe!
Ju faleminderit shumë, në emër të Shkumbinit 10 vjeçar, Shkumbinit të së tashmes, e Shkumbinit plak, në na lejoftë Zoti!”.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës