Kosova
Prodhimet e kompanive nga Kosova promovohen në New York
Bëhet e ditur se tri kompani nga Kosova: FRUTEX, EGI GROUP dhe ERC TRADE, do të marrin pjesë në Panairin “Summer Fancy Food Show 2022”, që do të mbahet në New York të SHBA-së, nga data 12 e deri më 14 qershor, njofton albinfo.ch.
Pjesëmarrjen e tyre në këtë panair e ka siguruar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).
Ky panair njihet si ndër më të mëdhenjtë në SHBA i dedikuar ekskluzivisht për ushqimet dhe pijet e specializuara.
Për kompanitë nga Kosova, MINT-KIESA ka siguruar hapësirën ekspozuese prej 27 m2.
Kompanitë nga Kosova do të ekspozojnë çokollata të llojeve të ndryshme, prodhime konditorike, lloje të ndryshme të biskotave, shpageta, makarona, brumëra të ndryshëm, pije joalkoolike etj.
Panairi mbahet në: Location in Level 1 – 6636, 6638 and 6640 – International Pavilion in Javits Center, 655 West 34th Street, Manhattan, New York City 10014, USA. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme Qeveria federale po paralajmëron për rrugë të rrëshqitshme në shumë zona. Paralajmërimi është i vlefshëm deri...
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert