Shqipëria

Shqipëria investon në vendburimet e gazit natyror

Qeveria e Shqipërisë miratoi sot marrëveshjen hidrokarbure për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimet e gazit natyror të Frakullit dhe Povelçës.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri të ditur se të dy këto vendburime të gazit natyror që janë në pronësi të “Albpetrolit”, janë në fund të jetë së tyre të ciklit të investimeve.

“Duke ia dhënë këto vendburime entiteteve private do të ketë një rijetëzim të këtyre dy vendburimeve. Parashikohet që në fazën e eksplorimit të investohen rreth 500 mijë dollarë për secilin vendburim”, tha ajo.