Lajme

Rusia vendos kushte për të zhbllokuar drithërat

Rusia dhe Turqia shprehën mbështetje të mërkurën për krijimin e një korridori të sigurt detar në Detin e Zi, në mënyrë që Ukraina të mund të eksportojë grurë në tregjet globale në mes të një krize të përshkallëzuar botërore të ushqimit.

Por Rusia kërkoi që Deti i Zi të çminohej dhe Turqia tha se lejimi i eksporteve të Ukrainës duhet të shoqërohet me lehtësimin e sanksioneve perëndimore kundër Rusisë.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, priti homologun e tij rus, Sergej Lavrov, në Ankara të Turqisë për diskutime të fokusuara në një propozim të OKB-së për të liruar portet e Detit të Zi të Ukrainës dhe për të lejuar dërgimin e 22 milionë tonelatave drithëra, raporton agjencia e lajmeve AP.