Ukraina
Merkel: Lufta në Ukrainë, një gabim i madh i Rusisë
Ish-kancelarja Angela Merkel mbrojti qëndrimet e saj ndaj Rusisë dhe Ukrainës gjatë 16 viteve si udhëheqëse e Gjermanisë.
Në komentet e para që nga largimi i detyrës gjashtë muaj më parë, Merkel tha se nuk kishte “asnjë justifikim” për sulmin “brutal” të Rusisë ndaj Ukrainës dhe se ishte “një gabim i madh nga ana e Moskës”.
“Ky është një sulm brutal, duke shpërfillur ligjin ndërkombëtar, për të cilin nuk ka asnjë justifikim”. Ajo që ndodhi, për mendimin tim, nuk është,vetëm e papranueshme, por një gabim i madh nga ana e Rusisë”, tha ajo.
Ajo tha se nuk kishte “asgjë për të kërkuar falje” për përgjigjen e saj ndaj aneksimit të Krimesë nga Rusia nga në vitin 2014, kur ajo mbështeti sanksionet, por për të cilat nuk gjeti unanimitet.
“Diplomacia nuk ka gabuar edhe nëse nuk pati sukses. Unë nuk mendoj se tani duhet të them se ishte gabim dhe nuk do të kërkoj falje. Në retrospektivë, në fakt jam e kënaqur dhe nuk kam pse të fajësoj veten që nuk u përpoqa të parandaloja një ngjarje si kjo. Përkundrazi, unë për fat të mirë jam përpjekur mjaftueshëm së bashku me presidentët francezë dhe kjo më jep një formë sigurie”, sipas saj.
Merkel tha se një dritë jeshile e NATO-s për Ukrainën në 2008 do të kishte çuar në agresion më të shpejtë rus dhe se në atë Kohë Kievi ende nuk ishte gati. Ish-kancelarja u shpreh se kishte kundërshtuar dërgimin e armëve sepse Gjermania dhe Franca po përpiqeshin të drejtonin diplomacinë./Euronews
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç Votuesit në kantonin zviceran të Aargau kanë hedhur poshtë një iniciativë të popullit për të ulur...
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë