Lajme
BB parashikon ngadalësim të ekonomisë globale dhe rritje inflacioni
Banka Botërore tha të martën se bota po hyn në “një periudhë të zgjatur të një rritjeje të dobët ekonomike dhe inflacioni në rritje”, ndërsa uli me 1.2% në 2.9% parashikimet e rritjes së ekonomisë globale për vitin 2022.
Sipas parashikimeve të Bankës Botërore, shumë vende ka të ngjarë të përballen me recesion. Banka thotë se arsyeja kryesore janë problemet e shkaktuara nga pandemia e COVID-19 dhe se agresioni rus në Ukrainë po luan një rol.
“Rreziku i stagflacionit (inflacioni i lartë i kombinuar me papunësinë dhe rënien e kërkesës) sot është i konsiderueshëm”, thuhet në një përmbledhje të raportit nga presidenti i Bankës Botërore, David Malpass.
“Rritja e zbehtë ka të ngjarë të vazhdojë gjatë gjithë dekadës për shkak të investimeve të dobëta në pjesën më të madhe të botës. Me inflacionin që tani shënon nivelet më të larta në disa dekada në shumë vende dhe rritjen e ngadaltë të ofertës, ekziston rreziku që inflacioni të mbetet i lartë për një periudhë më të gjatë”.
Banka Botërore parashikon që rritja globale të jetë rreth 3% gjatë vitit 2023 dhe 2024, me inflacionin që mbetet i lartë në shumë ekonomi. Ndërkohë, rritja ekonomike në Shtetet e Bashkuara parashikohet të jetë vetëm 2.5% gjatë këtij viti, krahasuar me 5.7% një vit më parë.
Banka Botërore parashikon që rritja ekonomike e Evropës të jetë 2.5% krahasuar me 5.4% vitin e kaluar. Parashikimet për Kinën flasin për një rritje prej 4.3% krahasuar me 8.1% një vit më parë. Raporti fajëson për rritjen e ngadalësuar ekonomike, masat izoluese drakoniane të Pekinit lidhur me pandeminë e COVID-19. /VOA
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq Prodhuesit e birrës kanë pasur vështirësi në Zvicër gjatë vitit të kaluar, pjesërisht për shkak të...
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit