Lajme
Stuhi të fuqishme breshëri kanë përfshirë disa zona të Zvicrës
Ndërkohë, stuhia është zhvendosur në Itali. Në natën e së hënës, në Zvicër priten vetëm stuhi të izoluara
Një stuhi veçanërisht e fortë me shpërthime uragani ka kaluar mbi Zvicrën jugore të dielën pasdite.
Ajo solli breshër me kokrra rreth të mëdha 5 centimetra, prandaj SRF Meteo ka paralajmëruar pak më parë se të ndodhte kjo për rrezik jete, për ata që ndodheshin jashtë, në këtë zonë, transmeton albinfo.ch.
Në një kamp turistësh në Tenero të Ticinos, në afësi të Locarnos, një trung i madh është rrëzuar nga era e fuqishme mbi një makinë. Për fat, nuk ka pasur të lënduar
Ndërkohë, stuhia është zhvendosur në Itali. Në natën e së hënës, në Zvicër priten vetëm stuhi të izoluara.
Në përgjithësi sot, shiu ishte veçanërisht i dendur, ndonjëherë edhe me stuhi breshëri, në Zvicrën qendrore dhe lindore, si dhe në Graubünden dhe në Ticino. Nuk dihet për dëme të mëdha. Sipas SRF Meteo, rreth 23,000 rrufe janë regjistruar nga mesnata deri në orën 17:00.
Tre të lënduar në Valais
Në kantonin Valais si pasojë e stuhisë janë lënduar tre persona, transmeton albinfo.ch. Dy prej tyfre kanë pësuar lëndime për shkak të “fluturimit” të tendës që kishin vendosur në terrenin ku zhvillohej një turne futbolli, njofton policia e kantonit Valais për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA. Për më tepër, ka pasur çati të hedhura në erë dhe skela të rrëzuara.
Megjithatë, nuk është raportuar për të lënduar apo dëme të mëdha nga zona të tjera deri në orët e vona të së dielës pasdite.
(Foto: Screenshot SRF)
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ Nën moton „Mërgata në shërbim të Kombit dhe të Fesë“, Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër, më...
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
-
Prof.Dr. Cuculi, njeriu në mes të doktorit të zemrës dhe menaxherit
Jeta në Zvicër
-
Ku do të bjerë borë në Zvicër këtë javë Në disa rajone të Zvicrës këtë javë po bie borë. Ultësirat alpine janë veçanërisht të prekura,...
-
Studimi zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Rritje e përdorimit të antibiotikëve në Zvicër
-
Si të merrni bileta të lira të skive?
-
Si do të ndikojë tek ju mbyllja e ardhshme e stacioneve të trenit të Gjenevës?