Ukraina
Lufta në Ukrainë shkakton mungesa globale të ushqimit
Pushtimi rus në Ukrainë ka rënduar situatën ekonomike në gjithë botën dhe është duke ndikuar edhe në mungesa të ushqimit. Rusia dhe Ukraina janë të dyja furnizuese kyçe të drithërave, dhe konflikti i vazhdueshëm vetëm ka vënë në pah brishtësinë e zinxhirit global të furnizimit me ushqime, kur dy shtetet kryesore janë jashtë tregut.
Më 2021, Rusia dhe Ukraina janë renditur si lidere globale në eksport të elbit, misrit, luleve të verdha për vajra, farave të lulediellit dhe vajit të lulediellit.
Së bashku, ato eksportojnë pothuajse 30 për qind të furnizimeve me grurë në botë. Rusia eksporton 17 për qind të grurit në nivel botëror, ndërsa Ukraina rreth 20 për qind të luleve të verdha për vajra.
Megjithatë, pas pushtimit rus në Ukrainë, zinxhiri i furnizimit me këtë produkte është shkëputur dhe tani është duke cenuar çmimet e ushqimeve dhe dërgesave në gjithë botën.
Stopimi i bllokadës
Strategjitë e ofensivës së Rusisë përfshijnë bllokimin dhe bombardimin e porteve që janë thelbësore për eksportim të ushqimit.
Më 10 maj, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shprehur shqetësim për krizën me ushqime dhe u ka bërë thirrje liderëve ndërkombëtarë që të veprojnë menjëherë për t’i dhënë fund bllokadës në portet ukrainase, në mënyrë që gruri të arrijë në tregjet tjera.
Si përgjigje, ministrat e Jashtëm të shtatë vendeve më të industrializuara (G7) janë takuar në Gjermani për të diskutuar transitin urgjent të grurit, duke thënë se pushtimi rus në Ukrainë “ka krijuar një prej krizave më të mëdha të ushqimit dhe energjisë së historinë së vonë”, e cila tani rrezikon shtetet më të varfra në botë.
Meqë portet kyçe i ka të bllokuara, Ukraina ka transportuar eksportet përmes rrugëve hekurudhore nga kufiri perëndimor, si dhe nga portet shtetërore në Lumin Danub, sa kanë qenë të hapura.
Rreth 25 milionë tonë të drithërave nuk kanë arritur të dalin nga Ukraina prej nisjes së luftës.
Sanksionet perëndimore dhe mungesat e ushqimit
Rusia, në anën tjetër, nuk e ka ndalur prodhimin e drithërave dhe vazhdon të eksportojë përmes Detit të Zi dhe Detit Azov.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë në një takim me zyrtarë ekonomikë në Moskë se Rusia pret korrje rekorde të grurit këtë vit.
Megjithatë, sanksionet e vendosura nga Perëndimi kanë bllokuar logjistikën dhe pagesat, duke i bërë shumë transaksione të vështira, nëse jo të pamundura.
Sanksionet mund të prekin edhe importet me rëndësi për Rusinë sikurse pesticidet dhe farat, të cilat mund të çojnë në rendimente më të ulëta dhe kultura me cilësi të dobët.
Mungesat globale të ushqimeve nënkuptojnë edhe rritje çmimesh.
Çmimet për secilën kategori të ushqimit janë rritur prej fundit të vitit 2020, mirëpo tregjet globale të drithërave dhe vajit vegjetal – në të cilat Ukraina dhe Rusia luajnë rol të madh – janë ndër më të prekurat.
Indeksi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Agrikulturë, ka regjistruar shifra rekorde në mars të vitit 2022, me 159.3 pikë, çka përbën rritje për 12.6 për qind nga muaji shkurt, kur veçse është shënuar niveli më i lartë në Indeks, i cili është krijuar në vitet 1990.
E gjithë kjo situatë përbën rrezik për sigurinë e ushqimit në shtetet që veçse janë të cenueshme ekonomikisht dhe shumë të varura nga gruri rus, sikurse ato në Lindje të Mesme, Afrikë dhe Azi Qendrore.
Alex Smith, analist i ushqimit dhe agrikulturës në Institutin Breakthrough, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se Libani varet nga Ukraina për gati 50 për qind të furnizimeve totale të grurit dhe tani përballet me një prej krizave më të rënda ekonomike në botë.
Shtetet afrikane, që veçse janë përballur me krizë ushqimore për shkak të pandemisë së koronavirusit, si dhe fatkeqësive natyrore, siç janë thatësirat, vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut, tani po përballen edhe me mungesa të ushqimeve dhe rritje të çmimeve.
Liderët botërorë kanë kritikuar ashpër Rusinë për përdorimin e eksporteve të grurit në gjeopolitikë.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë më 24 maj – në Forumin Ekonomik Botëror, në Davos – se Rusia përveç bombardimit të magazinave me grurë të Ukrainës, ajo po përdor eksportet e saj të ushqimit për shantazhe.
“Kjo do të thotë përdorim i urisë dhe grurit për të zotëruar pushtet”, ka thënë ajo.
Në një debat në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, David Beasley, drejtor ekzekutiv në Programin Botëror të Ushqimit (WFP) ka kërkuar që liderët botërorë të marrin hapa të menjëhershëm për rihapje të porteve në Detin e Zi, për t’iu ndihmuar 276 milionë njerëzve në botë që tani janë në rrezik të urisë.
Sipas tij, nëse nuk merren masa shpejt “ndikimi i mosveprimit do të vërehet në gjithë botën për shumë vjet”.
Ndalesë në eksporte në Azinë Qendrore
Në muajin mars, Rusia ka ndaluar përkohësisht eksportet e drithërave për vendet anëtare të Unionit Ekonomik të Euroazisë – Kazakistanin, Kirgizinë dhe Armeninë – deri në muajin qershor.
Bjellorusia, e cila është po ashtu pjesë e këtij Unioni, nuk është përfshirë në këtë ndalesë.
Si përgjigje, Kazakistani ka ndalur eksportet e drithërave për fqinjët e Azisë Qendrore. Kazakistani është prodhues i konsiderueshëm i grurit, mirëpo importon po ashtu këto produkte nga Rusia për qëllime të konsumit kombëtar dhe për rishitje të tyre në shtetet si Taxhikistani, Uzbekistani, Turkmenistani dhe Kirgizia.
Këto shtete marrin rreth 90 për qind të drithërave të tyre nga Kazakistani.
Ndihma dhe zgjidhje të tjera të mundshme
Më 23 maj, Pentagoni ka raportuar se rreth 20 shtete kanë bërë të ditura paketa të ndihmës në fushën e sigurisë për Ukrainën.
Danimarka është zotuar se do të dërgojë lansueset Harpoon dhe raketa anti-anije në Ukrainë, për t’i ndihmuar këtij shteti në thyerje të bllokadës dhe për të siguruar bartjen e ushqimit.
Bashkimi Evropian ka thënë se synon të ndërtojë një korridor tokësor në portet që Polonia ka në Detin Baltik.
Plani është bërë i ditur nga Komisionari i bllokut evropian për Agrikulturë, Janusz Wojciechozki, në një konferencë të mbajtur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Agrikulturë më 10 maj.
Wojciechozki ka përmendur portet e Gdanskut dhe Gdënias si rajonet ku mund të realizohet diçka e tillë./REL
Të tjera nga Ukraina
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot Këtë të diel po votohet për katër propozime kombëtare: Zgjerimi i autostradës: Qeveria federale dhe parlamenti...
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar