Lajme
Sot mbahen zgjedhjet parlamentare në Francë
Ekstremi i djathtë a mund t’i ruajë pozitat e tij në Francën rurale? Kjo pyetje do të marrë përgjigje të dielën, kur në Francë zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Në Balagny-sur-Thérain, Marine Le Pen fitoi 70% të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Berberi është edhe kryetari i fshatit. Klientët që janë edhe zgjedhësit e tij ndihen se janë harruar nga Emmanuel Macron.
“Përse votuan për Macron? Sepse hoqi qafe taksën e pasurisë, prandaj. Por, ne nuk kemi një pasuri të madhe, kështu që çfarë të them”, u shpreh ai.
Oise, ndodhet në veri të Parisit dhe është një nga rajonet që në prill zgjodhën Marine Le Pen.
Partia e saj nacionaliste ka vetëm gjashtë deputetë, teksa në zgjedhjet legjislative vuan nga një votë e madhe abstenimi. Ky kandidat i ri është në terren me shpresën për të ndryshuar këtë trend.
“Njerëzit nuk duan që edhe për 5 vjet t’i lënë të pakontrolluara duart e Macron. Ndaj mendoj se do të kemi surpriza sa i përket pjesëmarrjes dhe ne do të kemi rreth 60 ose 100 deputetë në Parlament nga Fronti Kombëtar”, tha kandidati Alexandre Sabatou.
Qëllimi i kësaj partie është të mposhtë Pascal Bois, i cili është nga partia e presidentit Macron. Gjatë debatit mbi certifikatat e vaksinave shtëpia e tij u dogj, nga një grup që nuk kishte lidhje me Frontin Kombëtar. Megjithatë ai dënon shtimin e forcave radikale.
“Meqenëse po flasim për ekstreme, është Tubimi kombëtar – për të mos e përmendur – i cili thotë hapur se nuk do domosdoshmërisht pushtet. Nëse nuk duan pushtet, çfarë është? Është vetëm pengesë. Ata luajnë me shqetësimet, frikën dhe duke e futur shoqërinë tonë totalisht në ankth”, deklaroi Bois.
Sipas sondazheve, Fronti Kombëtar mund të marrë nga 15 deri në 45 nga 577 vendet në Asamblenë Kombëtare. Partia presidenciale “Rilindja” mbetet e preferuara, përpara bashkimit të së majtës./Euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra Një familje kosovare përshkruan një udhëtim të tmerrshëm nëpër Kroaci dhe Serbi, duke bërë thirrje për...
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra