Lajme
Bie papunësia në Zvicër
Gjatë tremujorit të parë 2022 numri i të punësuarve në Zvicër u rrit me 1.7% dhe shkalla e papunësisë, e përcaktuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) ra nga 5.8% në 4.6%.
Gjithashtu, numri mesatar i orëve të punës nga të punësuarit u rrit me 2.8%, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Shkalla e përgjithshme e papunësisë në Zvicër deri në fund të tremujorit (4.6%) ishte shumë më e ulët se norma në gjithë BE-në (6.5%).
Një total prej 5.1 milionë njerëz punonin nga një popullsi prej 8.6 milionë. Rritja më e madhe e punësimit ishte tek të huajt, pjesëmarrja e fuqisë punëtore e të cilëve u rrit me 4.1% krahasuar me shtetasit zviceranë, pjesëmarrja e të cilëve u rrit me 0.5%.
Papunësia në mesin e punëtorëve të rinj (15-24) gjithashtu ra nga 8.8% në 7.2%. Në gjithë BE-në 14% ishin të papunë në këtë grupmoshë në fund të tremujorit të parë të 2022-ës.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?