Shqipëria

Sot zgjidhet presidenti i ri i Shqipërisë

Sot është raundi i katërt për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Presidenti aktual, Ilir Meta, është “arratisur’ nga Shqipëria, ndërkohë që pasdite pritet të votohet për zgjedhjen e gjeneral Bajram Begajt president.

Meta ka publikuar një foto nga Stambolli, teksa uron një fundjavë të këndshme.

“Mirëmëngjes nga Stambolli, të dashur miq! Ju uroj një fundjavë të mbarë!”, shkruan Meta.

Kujtojmë se ditën e djeshme gjeneral Bajram Begaj është propozuar nga Partia Socialiste si kandidat për President.

Në orën 10.00 grupi parlamentar i PS-së do të nisë mbledhjen e firmave për propozimin zyrtar të Bajram Begajt, të cilat duhet të jenë jo më pak se 20-të, për t’i dërguar më pas në Kuvend.