Shqipëria

Ra nga kati i tretë i hotelit, vdiq turisti anglez në Shqipëri

Dhërmi, ndërron jetë turisti anglez që ra nga hoteli

Mediat në Shqipëri shkruajnë se turisti anglez ka ndërruar jetë rrugës për në spital që u rrëzua nga kati i tretë i hotelit në Dhërmi, përcjell albinfo.ch.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se shtetasi anglez, 21-vjeç, ka qenë në gjendje të dehur.

Dhërmi/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë me parë, ku shtetasi anglez Z. C., ka rënë nga kati i tretë i një hoteli, njoftojmë se rrugës për në Spitalin e Vlorës ky shtetas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.