Shqipëria
Sot i jepet lamtumira e fundit ish-presidentit Nishani
Shqipëria në zi
Sot do t’i jepet lamtumira e fundit ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani. Sipas protokollit zyrtar, prej orës 10:00 deri në orën 12:00 do të zhvillohet ceremonia e homazheve në mjediset e Presidencës. Më pas trupi i pajetë do të drejtohet drejt varrezave të Sharrës, ku do të prehet ish-presidenti, përcjell albinfo.ch.
Këshilli i Ministrave të Shqipërisë shpalli ditën e sotme ditë zie kombëtare. Sipas vendimit të qeverisë, në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.
Nishani u nda nga jeta pesë ditë më parë, në një spital në Gjermani, ku ishte shtruar prej javësh. Ai vuante nga një sëmundje autoimune e mëlçisë dhe pasojat që i la COVID-19, fatkeqësisht, e përkeqësoi gjendjen e tij.
Trupi i pajetë i ish-presidentit Nishani mbërriti në atdhe në orët e para të së mërkurës, ndërsa në sallën “Skënderbeu”, në Presidencë, gjatë ditës së djeshme janë mbajtur homazhe.
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
530 milionë franga më shumë për forcat e armatosura të Zvicrës Mësohet se Komisioni Kombëtar i Financave ka gjykuar se deri në vitin e ardhshëm nevojiten mbi...
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër?
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta
-
Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Half-Fare Plus’
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë