Lajme

Hungaria shtrenjton naftën për të huajt

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, ka dënuar sot çmimin e ri të tregut për karburantin, i cili do të zbatohet vetëm për shtetasit e huaj, përfshirë qytetarët e vendeve të tjera të BE-së, në Hungari.

“Hungaria nuk duhet të diskriminojë qytetarët e vendeve të tjera të BE-së”, tha ai përpara një samiti të BE-së në Bruksel. Nëse të huajt e BE-së duhet të paguajnë një çmim më të lartë në karburantet hungareze sesa vendasit, kjo është një shkelje e qartë e ligjit”, shtoi ai.

Të premten e kaluar kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, nxori një dekret, duke e caktuar çmimin e karburantit në varësi të vendit ku ishte regjistruar automjeti.

Pronarët e automjeteve me targa të huaja do të duhet të paguajnë çmimin e tregut, i cili është 40 deri në 60% më i lartë se çmimi zyrtar.
Sipas raportimeve, pranë kufijve me fqinjët e BE-së, Austrinë dhe Sllovakinë, ka pasur radhë të gjata në pikat e karburanteve, sepse shumë të huaj dëshironin të furnizoheshin me çmimin zyrtar më të lirë.