Lajme
Mbi 550 raste me linë e majmunëve janë raportuar në 30 shtete, sipas OBSH-së
Numri i rasteve me linë e majmunëve ka arritur në 550 dhe deri më tani është raportuar në 30 shtete në botë.
Lajmi u bë i ditur për CNN, nga Rosamund Lewis, e cila është drejtuesja teknike e grupit për linë e majmunëve në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
“Ne aktualisht kemi një numër prej mbi 550 rastesh të konfirmuara në 30 shtete. Të gjitha rastet po shfaqen brenda një periudhe relativisht të shkurtër kohore”, tha ajo.
Sipas Lewis, OBSH-ja ende nuk ka informacion se çfarë e ka shkaktuar linë e majmunëve, teksa u bërri thirrje vendeve që të parandalojnë përhapjen e kësaj sëmundjeve.
OBSH-ja po u kërkon ofruesve të kujdesit shëndetësor që të vëzhgojnë nga afër simptomat e mundshme të lisë së majmunëve, të tilla si skuqje, ethe, ënjtje të nyjeve limfatike, apo dhimbje koke dhe të ofrojnë testime për këdo që ka këto simptoma.
Disa ditë më parë, ekspertë të shquar të sëmundjeve infektive kërkuan që OBSH-ja të veprojë më shpejt për të frenuar përhapjen e lisë së majmunëve.
Sipas tyre, qeveritë në botë dhe OBSH-ja nuk duhet të përsërisin gabimet kur u shfaq pandemia e COVID-19, ku u gjenden të papërgatitura për zbulimin e rasteve.
Lia e majmunëve është shumë e ngjashme me linë e zakonshme dhe është më pak e transmetueshme, teska kryesisht është e përhapur në Afrikën perëndimore.
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha Zvicra mbetet, deri tani, kampionia evropiane e udhëtimit me tren. Si për nga numri i udhëtimeve...
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë