Lajme

Embargo e naftës do të dëmtojë më shumë Rusinë se BE-në

Kjo do të thotë të ardhura të humbura prej të paktën 3.4 miliardë dollarësh në muaj

Rusia mund të fitojë të paktën 8.1 miliardë dollarë në muaj duke eksportuar 3 milionë fuçi në ditë në Bashkimin Europian me çmimet aktuale të naftës së papërpunuar Urals.

Analistët e Rystad thonë se Moska mund të jetë në gjendje të gjejë treg të ri në rastin më të mirë për 1 milionë fuçi të destinuara më parë për BE-në, duke nënkuptuar se eksportet prej 3 milionë fuçi do të tkurren shpejt në vetëm 1.75 milionë fuçi.

Kjo do të thotë të ardhura të humbura prej të paktën 3.4 miliardë dollarësh në muaj në fazën fillestare të embargos, ose pak më shumë se 40% e të ardhurave mujore të vlerësuara të Moskës nga eksportet e BE-së, tregojnë llogaritjet e Breakingviews.
Kjo humbje mund të rritet në të paktën 4.5 miliardë dollarë në muaj sapo të fillojë ndalimi i plotë i BE-së.

Embargoja e naftës e BE-së do të dëmtojë Rusinë më shumë se Europën./ Reuters