Shqipëria

Shqipëria ndalon përdorimin e qeseve plastike

Nga 1 qershori nuk do të lejohet përdorimi i qeseve plastike njëpërdorimshme në Shqipëri.

Kryeministri i vendit, Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook ka shpërndarë një video ndërgjegjësuese, ku shprehet se nga e mërkura do të nisë një epokë e re për vendin.

“Mirëmëngjes dhe duke ju kujtuar se prej të mërkurës nis një epokë e re për Shqipërinë patriotike, me ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshe, në favor të mbrojtjes së atdheut të fëmijëve tanë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Më herët kreu i qeverisë ka sqaruar se nuk do të ketë asnjë lëshim për prodhuesit e qeseve plastike.