Shqipëria

Shqipëri: 20 raste të reja me koronavirus

Në Shqipëri 20 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me Covid 19, nga 405 testime të kryera gjithsej gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Top Channel.

8 raste të reja janë konfirmuar në Tiranë, 3 në Rroskovec, Sarandë, Tepelenë, 1 në Shijak, Patos, Selenicë.

Teksa prej tri javësh nuk është shënuar asnjë humbje jete, aktualisht në vend, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 313 pacientë aktivë me koronavirus.

Ndërkohë, në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 4 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,291 që nga fillimi i epidemisë.