Kosova
Ambasadori italian: Kosova nuk mund të presë më për liberalizimin e vizave
Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Antonello De Riu, ka deklaruar se Kosova nuk mund të presë më për liberalizimin e vizave.
Në një intervistë për ANSA, ai është shprehur se Kosova i ka përmbushur kushtet, teksa shtoi se përhapja e luftës Ukrainë-Rusi mund të shmanget, nëse perspektiva europiane bëhet e ndjeshme për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Në rastin e Kosovës është e nevojshme të tejkalohet zhgënjimi në rritje i opinionit publik për procesin e integrimit evropian, edhe për shkak të mungesës së liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë, të vetmit në rajon që nuk përfitojnë nga kjo masë, pavarësisht se vendi ka kohë që ka arritur të gjithë parametrat për ta marrë atë”, tha diplomati.
De Riu nënvizoi se Italia mbështet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës, duke e cilësuar si legjitime kërkesën e Prishtinës.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën