Lajme
Edhe një shtet i BE-së redukton varësinë nga furnizimet me gaz rus
Sllovakia ka reduktuar ndjeshëm varësinë e saj nga furnizimet me gaz nga Rusia, deklaroi kryeministri Eduard Heger dhe ministri i Ekonomisë Richard Sulik.
“Sot mund t’ju them se ne kemi ulur me 65% varësinë tonë nga gazi rus,” tha Sulik. Deri më tani, Sllovakia kishte blerë më shumë se 80% të gazit të saj natyror nga Rusia.
Heger, siç njoftojnë mediat foli për fillimin e operacioneve testuese të një tubacioni që lidh Poloninë dhe Sllovakinë në një stacion kompresor gazi natyror të sapondërtuar në komunën lindore sllovake të Vyrava.
”Tubacioni, i ndërtuar me financimin e BE, do të lejojë Sllovakinë të marrë gjithashtu gaz nga Norvegjia dhe jashtë saj”, theksoi ai, përcjell Albinfo.ch.
Sulik njoftoi nënshkrimin e disa kontratave të furnizimit me gaz. Një marrëveshje me Norvegjinë mund të mbulojë 32% të nevojave të Sllovakisë duke filluar nga qershori. Një tjetër 33% do të vinte nga marrëveshje të tjera për furnizimin e gazit të lëngshëm nga cisternat nëpër Detin Baltik dhe Poloni.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot Këtë të diel po votohet për katër propozime kombëtare: Zgjerimi i autostradës: Qeveria federale dhe parlamenti...
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar