Futboll

Fidan Aliti vazhdon kontratën me FC Zurich

Fidan Aliti ka nënshkruar kontratë të re me FC Zurich-un deri më 30 qershor 2025.

Aliti është pjesë e Zurichit tash e dy vite, kur kishte kaluar nga Kalmar.

Mbrojtësi i Kosovës në sezonin e fundit regjistroi 33 paraqitje në Superligën e Zvicrës, ku shënoi dy gola dhe shtoi një asistim.

Fidan Aliti me Zurichin u shpall kampion për sezonin 2021/22 në elitën e futbollit zviceran.

Ai më parë ka luajtur te Luzern, Sheriff Tiraspol, Sleven Belupo dhe Skënderbeu.

Aliti ka 40 ndeshje me Kosovë dhe një gol të shënuar.