Futboll

Kosovare Asllani mbyll përvojën e saj në Real Madrid

Duket se pas humbjes në ndeshjen e fundit që ka zhvilluar Reali me Barcelonën, ka bërë që shumë lojtare të këtij ekipi si dhe trajneri Alberto Toril të mos jenë më pjesë e skuadrës së kryeqytetit spanjoll. Gjithçka u bë e ditur pas humbjes përballë Barcelonës në “Kupën e Mbretëreshës”, njofton albinfo.ch.

“Faleminderit për gjithçka, madridistë. Në këtë moment nuk mund ta shpreh me fjalë atë që dua të them, përveçse do të kesh gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time”.

Ky është mesazhi i Kosovare Asllanit, që mbyll përvojën e saj me fanellën e bardhë. Futbollistja me origjinë shqiptare, por që përfaqëson Suedinë në rang kombëtaresh, është aktivizuar me Real që nga viti 2020. Në 46 ndeshje në kampionat, 32-vjeçarja ka mundur të realizojë 19 gola.