Kosova
Promovohen prodhimet e Kosovës në panairin ndërkombëtar në Holandë
Prodhimet e kompanive nga Kosova do të promovohen në panairin ndërkombëtar në Holandë, njofton albinfo.ch.
Janë katër kompani nga Kosova që do të marrin pjesë në panairin ndërkombëtar “WORLD PRIVATE LABEL 2022”, që do të mbahet në Amsterdam të Holandës, më 31 maj dhe 1 qershor 2022.
Pjesëmarrja e kompanive: KAMILA, KOSOVA WINE, HIT FLORES LLC dhe EGI GROUP do të mundësohet nga MINT/KIESA.
Këto kompani do të promovojnë prodhimet e tyre nga sektori i ushqimit dhe i pijeve në hapësirën ekspozuese prej 36 m2 që gjendet në Europa Complex, Hall 7, në shtandin me numër F-7463.
Produktet që do të ekspozohen nga kompanitë e Kosovës janë: çokollata të llojeve të ndryshme, prodhime konditorike, biskota, shpageta, makarona dhe brumëra te ndryshëm, fruta mali të ngrira dhe të thata, bimë mjekuese aromatike, kërpudha, dredhëza, prodhime ECO dhe organike, pije alkoolike etj.
Panairi mbahet në RAI Exhibition Centre në Amsterdam të Holandës.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot Këtë të diel po votohet për katër propozime kombëtare: Zgjerimi i autostradës: Qeveria federale dhe parlamenti...
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar