Futboll

Shqipëri: Mbi 20 mijë vizitorë, për 48 orë

306 fluturime me mbi 20 mijë pasagjerë janë procesuar në 48 orë në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.

Ndërsa ndau në rrjetet sociale një video nga atmosfera në aeroportin e Rinasit, Kryeministri Edi Rama tha se mbresat e shprehura nga UEFA janë të shkëlqyera, pas shqetësimit se mund të kishte probleme nga mbingarkesa e jashtëzakonshme.

“Fluturime rekord në aeroportin “Nënë Tereza”, ku janë procesuar mbi 20 mijë vizitorë në më pak se 48 orë dhe ku mbresat e shprehura nga UEFA janë të shkëlqyera, pas shqetësimit se mund të kishte probleme nga mbingarkesa e jashtëzakonshme”, tha Rama.

Shqipëria pret për herë të parë në historinë e vet një finale të kompeticioneve europiane, siç është kjo UEFA Conference League, ku “Roma” dhe “Feyenoord” do të përballen sonte në stadiumin “Air Albania”.