Kosova
Zvicra, një mbështetëse e madhe e projekteve të qeverisjes komunale në Kosovë
Zvicra mbetet një mbështetëse thelbësore e qeverisjes lokale në Kosovë me synimin për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët e saj.
Kështu njofton Ambasada zvicerane në Kosovë, shkruan Albinfo.ch.
“Ne i urojmë komunat fituese për çmimet e Grantit të Performancës Komunale”, shkruan ambasada.
E performanca e mirë e komunave do t’u sjellë qytetarëve edhe më shumë investime kapitale.
14 është numri i komunave që përfituan nga Granti i Performancës Komunale, kurse Komuna e Rahovecit, Komuna e Lipjanit dhe Komuna e Drenasit (Gllogocit) janë komunat me performancën më të lartë për vitin 2020.
Rreth 8 milionë euro u ndanë për komunat përfituese nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, së bashku me qeveritë mbështetëse të vendeve të BE-së, përfshirë këtu Zvicrën.
Në ceremoninë e ndarjes u ritheksua rëndësia e stimulimit të komunave për të përmisuar cilësinë e qeverisjes së tyre, në atë mënyrë që të kemi një qeverisje lokale sa më të afërt me nevojat e qytetarëve, përcjell Albinfo.ch.
Tash radha është që komunat t’i jetësojnë projektet e tyre kapitale për të përmirësuar jetën e qytetarëve, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?