Futboll
Finalja në Tiranë, një ngjarje madhështore për Shqipërinë
Nesër në Tiranë do të zhvillohet finalja e Konferencë Ligës mes Romës dhe Feyenoordit. Kjo është finalja e parë e kësaj gare që do të zhvillohet në kryeqytetin shqiptar
Shqipëria do të mirëpresë një ngjarje madhështore të futbollit evropian. Të mërkurën mbrëma në Tiranë luhet finalja e Konferencë Ligës mes Romës dhe Feyenoordit, shkruan albinfo.ch.
Ky është edicioni i parë i kësaj gare dhe organizohet në kryeqytetin shqiptar.
Ambasadori shqiptar i UEFA Conference League, Lorik Cana, shprehu krenarinë që finalja e këtij kompeticioni do të zhvillohet në Shqipëri dhe u uroi sukses të dyja skuadrave finaliste.
“Mirë se keni ardhur në Tiranë. Jemi kryeqyteti i futbollit, për ditën e sotme dhe të nesërme të paktën. Për herë të parë, në edicionin e parë kemi kënaqësinë dhe krenarinë të mirëpresim dhe të prezantojmë trofeun e Conference League që nis rrugëtimin. Shpresoj sa më gjatë dhe sa më bukur dhe jam shumë i sigurt që me këmbë të mbarë në vendin tonë. Uroj që të kënaqeni këto dy ditë. Për të huajt që nuk kanë qenë, t’i presim në mënyrë sa më të mirë, të festojmë dhe fitoftë më i miri”, është shprehur Lorik Cana.
Trajneri legjendar, Jose Mourinho, ka lavdëruar kryeqytetin shqiptar. “Kjo është një finale historike. Do të luajmë një finale pas shumë vitesh, por duhet të bëjmë të pamundurën për të shkruar historinë, pra të fitojmë finalen nesër”, u shpreh Mourinho, duke folur edhe për stadiumin “Air Albania”. “Ne kemi një lojtar shqiptar te Roma, Kumbullën dhe nëse fitojmë ne, atëherë edhe një shqiptar do të fitojë. Këndvështrimi i stadiumit është i gabuar dhe i parakohshëm. Kemi luajtur në Maqedoninë e Veriut, kur isha te Manchester United, ndërsa tani është Shqipëria që dëshiron të tregojë një pjesë të zhvillimit të saj. Stadiumi është vërtet i mrekullueshëm dhe më vjen keq që nuk ka vend për më shumë njerëz”, theksoi Mourinho.
Mijëra tifozë holandezë dhe italianë kanë arritur dhe mijëra të tjerë priten nesër. Interesimi është i madh, edhe pse kapaciteti i stadiumit është 22 mijë ulëse. Organizatorët kanë premtuar spektakël.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës