Lajme
18 miliardë dollarë nga Fondi Global i Shëndetit për SIDA-n, tuberkulozin e malarien
Fondi Global i Shëndetit në Davos, Zvicër, ka mbledhur një të tretën e 18 miliardë dollarëve për të luftuar SIDA-n, malarien dhe tuberkulozin.
Fondi ka vendosur si objektiv për mbledhjen e fondeve në vitet 2024-2026 shifrën prej 18 miliardë dollarësh.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i cili do mbajë fjalim në një konferencë për këtë çështje, ka raportuar një angazhim prej 6 miliardë dollarësh, raporton Reuters.
Organizata Comic Relief U.S. ka premtuar 10 milionë dollarë, ndërsa Fondacioni Bill & Melinda Gates 20 milionë dollarë.
Ndërprerjet në kujdesin shëndetësor nga COVID-19 në gjithë botën shkaktuan ndryshime në testimin dhe trajtimin e të tri sëmundjeve vdekjeprurëse, tha drejtori ekzekutiv, Peter Sands.
Mjedisi i donatorëve ka ndryshuar në mënyrë dramatike që nga viti 2019 kur fondi përmbushi një objektiv prej 14 miliardë dollarësh.
Drejtori tha se pandemia, lufta në Ukrainë dhe rënia ekonomike po ndikonin në investime.
Qeveritë janë në tranzicion kur bëhet fjalë për marrëveshje buxhetore për COVID-19, pasi po angazhojnë një buxhet edhe për të ndihmuar Ukrainën.
Donacionet e sektorit privat po ndikohen gjithashtu nga humbjet e fundit të tregut.
“Është një kohë sfiduese për të mbledhur shuma të mëdha parash”, tha Sands./Euronews
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit