Kriza në Ukrainë

Më shumë armë të sofistikuara do të dërgohen në Ukrainë

Rreth 20 shtete do të dërgojnë një pako të re të asistencës ushtarake në Ukrainë, derisa lufta me rusët po hyn në muajin e tretë, ka njoftuar Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Duke folur para gazetarëve në Pentagon, Austin tha se afro 50 liderë të fushës së mbrojtjes nga e tërë bota, janë pajtuar të dërgojnë më shumë armë të sofistikuara në Ukrainë.

Në veçanti është Danimarka ajo që u pajtua për dërgimin e lansuesit Harpoon dhe raketa të ndryshme, për të ndihmuar Ukrainën që të mbrojë brigjet e saj.

Austin ka refuzuar të thotë se SHBA-ja do të dërgojë lanserë të avancuar raketash – që është një kërkesë prej kohësh nga autoritetet ukrainase.

“Shumë shtete po dhurojnë artileri, sisteme mbrojtëse, siç janë raketat kundër anije, tanke dhe mjete të blinduara”, shtoi Austin.