Lajme
BE-ja pezullon rregullat e borxhit për shkak të pasigurisë ekonomike
Brukseli propozoi një pezullim të rregullave të BE-së për menaxhimin e borxhit publik dhe deficitit për një vit më shumë, deri në fund të 2023-shit, në një kohë pasigurish ekonomike dhe rënie të rritjes të shkaktuara nga lufta në Ukrainë.
Rregullat e të ashtuquajturit Pakti i Rritjes dhe Stabilitetit janë pezulluar që nga nisja e pandemisë në 2020-n për t’u lejuar qeverive më shumë hapësirë për manovra për të luftuar kolapsin ekonomik.
Vende si Italia, me një borxh prej 160 për qind të GDP-së, ose Greqia që e ka mbi 200%, nuk do të jenë në gjendje të përshtaten.
“Nuk duam të japim mesazhin se ndodhemi në të njëjtën situatë kur po reagonim ndaj pandemisë. Asokohe, reagimi duhej të ishte patjetër universal, në mbështetje të të gjithë sektorëve. Tani do ta përdorim klauzolën e shmangies së rregullave për të lehtësuar tranzicionin nga kjo mbështetje universale në një mbështetje më individuale”, tha Paolo Gentiloni, komisioner i BE-së për Ekonominë.
Në të njëjtën kohë, Eurozona përballet me një seri tronditjesh ekonomike nga lufta në Ukrainë dhe rritja e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve rëndohet nga konflikti, shoqëruar me izolimin e Kinës në kuadër të politikës “Zero-COVID”.
A mund të çojë kjo drejt një recesioni?
Gentiloni thotë se situata nuk është aq e rëndë, por rreziqet mbeten.
“Nëse çmimet e energjisë vazhdojnë të rriten dhe nëse do të kemi probleme me furnizimin e energjisë, rreziku për të hyrë në një terren të minuar mund të materializohet. Nuk kemi arritur në këtë pikë dhe mënyra më e mirë për ta shmangur atë është që vendet me borxhe të larta të përdorin burimet e Gjeneratës së Ardhshme të BE-së. Vetëm kështu ato do mund të kenë një politikë fiskale ekspansioniste në këto kohë të vështira”, u shpreh Gentiloni.
Plani për të zgjatur pezullimin e rregullave fiskale të Eurozonës vjen në kohën kur pritet që presioni inflacionist të detyrojë BQE-në të ngrejë normat e interesit, duke i dhënë fund politikës së lirshme monetare./Euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot Këtë të diel po votohet për katër propozime kombëtare: Zgjerimi i autostradës: Qeveria federale dhe parlamenti...
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar