Muzikë
Dua Lipa të hënën performon në “Stadthalle” në Vjenë, shiten të gjitha biletat
Këngëtarja Lipa do të performojë, me 23 maj nga ora 20:00 në sallën qendrore të Vjenës (Wiener Stadthalle), me një kapacitet prej 16 mijë vetash
Dua Lipa “dridh” skenat evropiane. Pas turneut të suksesshëm në disa qytete në Gjermani, dhe së fundmi edhe në Cyrih, të hënën këngëtarja kosovare më famë botërore do të performojë para publikut austriakë, shqiptarë dhe të huaj, shkruan albinfo.at
Këngëtarja Lipa do të performojë, me 23 maj nga ora 20:00 në sallën qendrore të Vjenës (Wiener Stadthalle), me një kapacitet prej 16 mijë vetash.
Mediat austriake kanë shkruar se publiku dhe fansat e saj janë në pritje të “një koncerti të vërtetë të një dive muzikore”.
26 vjeçarja Lipa do të sjell albumin e fundit “Future Nostalgia” dhe do të këndojë të gjitha hitet e saj, raporton albinfo.at
Programi i Dua Lipës do të jetë i ndarë në katër pjesë (me po aq sa do të këtë edhe ndryshime kostumesh). Ajo do të shoqërohet me një grup të madhe që do të përcjellin përformancat e saj në skenë.
“Future Nostalgia” kryesoi listat e albumeve në nëntë vende dhe u rendit në dhjetëshen e parë në rreth 30 vende.
“Duhet të punosh shumë, nuk duhet të dorëzohesh për të realizuar ëndrrat e tua. Nuk duhet të dalësh me planin B, por të bësh gjithçka që mundesh për të realizuar planin A”, ka thënë Dua gjatë këtyre ditëve në një intervistë.
Së fundmi ajo ka publikuar këngën “Sweetest Pie”, një bashkëpunim me reperen Megan Thee Stallion.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor