Lajme
Mbahet manifestimi tradicional letrar “Azem Shkreli”
Në kuadër të këtij organizimi mbahet Ora letrare dhe ndarja e Çmimit letrar për mërgatën”Azem Shkreli”
Lidhja e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani, edhe këtë vit organizon manifestimin e saj tradicional “Azem Shkreli”.
“Me kënaqësinë më të madhe ju ftojmë të merrni pjesë në manifestimin tonë letrar për mërgatën „Azem Shkreli“ 2022. Manifestimi organizohet nga Lidhja e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë ne Gjermani dhe është tradicional për Lidhjen tonë”, thuhet në një ftesë që lidhja në fjalë u drejton krijuesve dhe dashamirësve të artit në Gjermani e më gjerë.
“Nga fillimi i pandemisë Covid 19, ky manifestim po zhvillohet me pjesëmarrës të redukuar ne Klubin ekonomik në Dyseldorf.
Marrin pjesë shkrimtarë e poetë nga Gjermania dhe e gjithë mërgata shqiptare, përfaqësues të shteteve tona, shqiptare e gjermane, këngëtarë e instrumentistë muzikorë”, thuhet më tutje në njoftim.
Në këtë organizim mbahet Ora letrare dhe ndarja e Çmimit letrar për mërgatën”Azem Shkreli”.
Do të ketë prezantime librash, këngë nga këngëtari ynë i njohur Driton Gashi dhe muzikë të lehtë orkestrale nga mjeshtri Docent i violinës, Alban Pengili.
Salla dhe pijet për këtë manifestim janë rezervuar nga afaristi dhe humanisti ynë shqiptar Lazim Destani në Wirtschaftsklub.
Manifestimi mbahet me datën 05. Qershor 2022 duke filluar nga ora 13- Dyseldorf.
Në emër të LSHAKSH- në Gjermani dhe komisionit organizativ: Dibran Demaku(Kryetar); Pal Sokoli (Sekretar), Mobil: +491774157694 dhe Valon Shkreli, anëtar i kryesisë, nga Familja Shkreli.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












