Kriza në Ukrainë
Britania propozon armatosjen e një shteti për t’u mbrojtur nga Rusia
Moldavia duhet të pajiset me standardet e NATO-s që të jetë në gjendje të mbrohet nga një pushtim i mundshëm rus.
Kështu ka deklaruar sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, e cila ka nënvizuar se Mbretëria e Bashkuar është në bisedime me aleatët për të ndihmuar vendet e vogla të vetëmbrohen.
Shefja e diplomacisë britanike deklaroi se ishte e qartë se pavarësisht suksesit modest në Ukrainë, presidenti Vladimir Putin vazhdon të ketë ambicie për të krijuar një Rusi të madhe.
Moldavia, dikur një republikë sovjetike, ndodhet në kufirin jug-perëndimor të Ukrainës. Ajo nuk është në kufi me Rusinë, por ndodhet pranë disa rajoneve që aktualisht janë të pushtuara nga trupat ruse, transmeton euronews, përcjell Albinfo.ch.
Moldavia nuk është anëtare e NATO-s, edhe pse më pak se dy javë më parë, pas pushtimit të Ukrainës, aplikoi për anëtarësimin në BE.
Një nga vendet më të varfra të Evropës, Moldavia, është gjithashtu shtëpi e shumë ukrainasve etnikë dhe ka pritur mbi 437 mijë refugjatë që nga fillimi i luftës.
Presidentja Maia Sandu është një lidere pro-evropiane, por paraardhësi i saj, Igor Dodon, i cili ka ende shumë mbështetës, ishte pro-rus.
Nga ana e saj, Moska mbështet separatistët që kontrollojnë rajonin Transnistria, ku ka rreth 1.500 trupa.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje