Lajme
Ndriqim Gojani, udhëheqës i dizajnit të makinave në një ndër firmat më të mëdha botërore
Albinfo.ch sjell edhe një tregim suksesi të shqiptarit nga Kosova në Suedi
Shumë shqiptarë të Kosovës po arrijnë suksese në diasporë, duke u bërë emra të njohur dhe duke zotëruar poste të mira pune. Suedia pa dyshim se është një nga shtetet evropiane, ku mundësia e arsimimit, punësimit, depërtimit në karrierë dhe formimit profesional e etik është shumë e madhe.
Arritjeve të shqiptarëve në këtë shtet pa dyshim i shtohet edhe Ndriqim Gojani, që tashmë udhëheq dizajnin e makinave në fabrikën “Volvo”, shkruan albinfo.ch.
Pasioni për zgjidhjen e problemeve, zhvillimin e produktit, industrinë e automobilave dhe shpikjet e vazhdueshme e kanë dërguar të riun Ndriqim Gojani që së fundmi të marrë rolin e udhëheqësit në dizajnimin e makinave në fabrikën Volvo në Suedi.
Me punë e angazhim individual, çdokund në botë mund të dalin punëtorë të mirë, por ajo që ndodhi me kosovarin nga Suedia dhe me rezultatet e tij nuk ishin të rastësishme. Ato realisht ishin fryt i punës së vazhdueshme, sistematike e konsistente të një eksperti të përkushtuar, siç është Ndriqimi.
Ai ka marrë rolin e udhëheqësit në dizajnimin e makinave në fabrikën Volvo dhe do të drejtojë projekte të ndryshme inovative, të cilat synojnë zhvillimin dhe përmirësimin e kufizimeve frontale dhe rregullimi i çështjeve të cilësisë. /Albinfo.ch

Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj














