Shqipëria

Rriten prenotimet e evropianëve në Shqipëri

Turistët evropianë duket se do të jenë një grup i rëndësishëm i atyre që vizitojnë Shqipërinë, si në formë individuale, ashtu edhe të organizuar.

Përfaqësues të agjencive turistike në Shqipëri thonë se është rritur numri i rezervimeve nga ky grup, i konfirmuar nga hotelet në zonën bregdetare.

Nga të dhënat paraprake, pritshmëritë e operatorëve janë që 2022-ta të jetë një vit i mirë për turizmin në sezonin veror, transmeton Albinfo.ch.

Gjithsesi, sipas tyre, nuk do jetë e lehtë të kapet vitii 2019, pasi duhet të kalojë edhe pak kohë.

“Është një turizëm shumë i ndjeshëm dhe kërkon përgatitje dhe pandemia, edhe pse tani pa kufizime, ka lënë gjurmët e saj”, thonë ata.