Lajme
Një derë e Kosovës çelet në Zvicër
Albinfo.ch ka përgatitur një numër special të magazinës pikërisht për industrinë kosovare të drurit dhe eksportin e produkteve të saj, në Zvicër
Një derë e prodhuar në Kosovë çelet diku në një apartament në Zvicër, në shkallët e drurit ngjiten në katin e sipërm, në një kuzhinë kosovare përgatitet ushqimi në Zvicër. Një shtëpi komplete e drurit tani më është e banuar dhe të gjitha këto, të prodhuara në Kosovë, me teknologjinë më të fundit që siguron cilësinë e lartë dhe me dizajnë unikë që i përshtaten trendit dhe shijeve individuale.
Janë këto kompani nga Kosova që merren me përpunimin e drurit dhe prodhimin e mobileve që nga themelimi i tyre, në vitet nëntëdhjetë. Gama e produkteve përfshin: kuzhina, dhoma të fjetjes, tryeza të ndryshme, komodina, sofa të madhësive të ndryshme, dyer të brendshme druri dhe dyer e dritare nga PVC-ja.
Zvicra është në mesin e vendeve ku eksportohen më së shumti prodhimet kosovare të drurit
Eksportet e këtyre produkteve në Zvicër kanë kapur vlerën prej 8 milionë e 910 mijë euro në vitin 2020. Ato ishin rritur për rreth 4 milionë më shumë në vitin 2021, kur vlera totale ishte ngjitur në 12 milionë e 372 mijë Euro. Gjatë muajve janar-shkurt-mars 2022, Kosova ka eksportuar dru dhe produkte druri në Zvicër me vlerë prej 3 milionë e 147 mijë eurosh.
Këto statistika, sado inkurajuese, mund të ishin edhe më të mira kur kemi parasysh potencialin e industrisë kosovare të drurit me 1 mijë e 429 të punësuar në 408 ndërmarrje, me një qarkullim vjetor prej 44.50 milionë euro, të dhëna këto nga (KIESA), që i përkasin vitit 2019.
Pos pjesëmarrjes nëpër panaire, hapi i radhës për kompanitë kosovare duhet të jetë intensifikimi dhe materializimi i bisedimeve me kompani të diasporës shqiptare në Zvicër për rritjen e bashkëpunimit dhe eksportit. Produktet nga Kosova pos që kanë dëshmuar që kanë kualitet, janë shumë më të lira se ato nga vendet fqinjë të Zvicrës.
Kantieret e ndërtimit në Zvicër flasin kudo shqip. Odat ekonomike, përfaqësitë diplomatike kosovare dhe mekanizma tjerë ekonomikë duhet të gjejnë modalitete dhe mundësi që të bashkojnë më shpesh prodhuesit e Kosovës me ndërmarrësit shqiptaro-zviceranë në Zvicër, sikur po e bën platforma Albinfo.ch me mbështetjen e USAID.
Tashmë prodhues të Kosovë kanë hapur edhe përfaqësitë e tyre në Zvicër, gjë që duhet të përshëndetur. Këta prodhues janë më afër ndërtuesve zviceranë që sigurojnë interierin që vjen nga Kosova. Por të njëjtën mundësi duhet ta kenë edhe prodhuesit tjerë nga Kosova dhe këtu po luan një rol shumë të rëndësishëm edhe diaspora kosovare, e cila është urë lidhëse ndërmjet komunitetit të biznesit në dy vendet.
Nëse merren parasysh resurset të cilat i posedon Kosova dhe potenciali që posedon Zvicra atëherë ekzistojnë mundësi të mëdha të rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar jo vetëm në industrinë e drurit por edhe në sektorin e shërbimeve online, sektorin e teknologjisë së informacionit, atë të energjisë dhe minierave, bujqësisë, turizmit et.
Albinfo.ch ka përgatitur një numër special të magazinës pikërisht për industrinë kosovare të drurit dhe eksportin e produkteve të saj, në Zvicër. Janë pasqyruar me statistika eksportet kosovare dhe kemi portretizuar prodhues nga Kosova që marrin pjesë në panairin më të madh të ndërtimit “Swiss Bau 2022”. Përfundimisht brendit “Made in Kosova” i duhet më shumë promovim nëpër organizime ekonomike nëpër Zvicër!
Sevdail Tahiri, drejtor i platformës albinfo.ch online&print
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër