Gruaja
Kuzhinierja shqiptare, pronare e restorantit më të mirë të qytetit Adliswil
Valbona dhe Sejdi Beqiri janë pronarët e rinj të restorantit Soodmatte, i cili konsiderohet si më i miri që ka qyteti Adliswil
Kuzhinierja Valbona Beqiri ka një përvojë të gjatë në gastronomi. Ajo ka punuar për shumë vjet në restorante të njohura zvicerane, bashkë me bashkëshortin Sejdiun, i cili bën punën e kamarierit.
Çifti jeton dhe punon për shumë vjet në rajonin e qytetit më të madh të Zvicrës, Cyrih.
Më 16 janar ata kanë hapur dyert e restorantit, duke pritur me dhjetëra mysafirë ziceranë që ishin të interesuar për t’u njohur me pronarët e rinj e për të parë ndryshimet që kishte sjellë çifti shqiptar.
Pas një përgatitjeje intensive ata kishin bërë restorantin “Soodmatte” jo vetëm të shkëlqejë për nga ambienti, por edhe bufeja e ushqimet përgatitur më shumë kujdes të ishin në nivelin më të lartë.
Valbona zotohej para mysafirëve të shumtë se do të vazhdojë të ruajë epitetin e restorantit më të mirë të qytetit, duke e dëshmuar këtë me specialitetet e shumta të përgatitura me shumë kujdes për mysafirët që shpesh u duhej të prisnin për të gjetur një vend të lirë brenda restorantit që ofron 40 vende për mysafirët ditorë. Ka një tarracë me 30 vende dhe sallën me 100 vende, e cila mund të rezervohet për ahengje familjare, darka të bizneseve e evente të tjera.
“Duke marrë parasysh përvojën shumëvjeçare si kuzhiniere dhe komplimentet e vazhdueshme nga mysafirët, si për shërbim, ashtu edhe për ushqim, ne kemi gjetur vullnetin e motivin për të filluar vetë në këtë restorant që njihet për ushqime të mira”, tregon Valbona, e cila ishte kujdesur që në ditën e parë të hapjes të ishte çdo gjë në vendin e duhur dhe e organizuar në mënyrën më perfekte.
“Restoranti Soodmatte është i njohur dhe është njeri prej restoranteve më të mirë në qytetin Adliswil. Ky restorant ka edhe sallën me kapacitet deri 100 persona për ahengje, dasma, ditëlindje, konferenca e të tjera organizime”, shton Valbona, duke pasur burrin në krah që kujdesej për akomodimin e mysafirëve zviceranë që testonin specialitetet e shumta të shtruara në dy tavolina të mëdha.
Kurse ditëve në vazhdim kuzhinierja shqiptare do të kujdeset që libri i menysë të ketë për çdo ditë pune dy meny ditore, duke mos përjashtuar mundësinë që në menytë ditore të ofrojë së paku një herë në javë diçka prej ushqimeve tona tradicionale.
“Për çdo ditë do të kemi dy meny ditore, me mundësinë që në këto dy meny ditore të ofrojmë së paku një herë në javë diçka edhe prej ushqimeve tona tradicionale. Mirëpo kam edhe meny karten me specialitete sezonale”, tregon kuzhinierja entuziaste me restorantin e mbushur me mysafirë.
Soodmatte
Soodstrasse 50
8134 Adliswil
Mail: [email protected]
Tel: 044 709 25 45
https://www.soodmatte.ch/speisekarte
/shkrim i sponzorizuar/
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato? Disa pjesë të Zvicrës kanë kooperativa banimi që ofrojnë qira më të përballueshme...
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër