Lajme
Shqyrtohet miratimi i një vaksine të re kundër koronavirusit
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) po shqyrton miratimin e një vaksine të re për koronavirusin dhe një vaksinë përforcuese për fëmijët.
“Kompania farmaceutike franceze “Valneva” ka paraqitur një kërkesë për miratimin e vaksinës së saj kundër koronavirusit për tregun e BE-së”, njoftoi sot EMA në Amsterdam. Nuk dihet se kur mund të pritet një vendim.
Ekspertët e EMA kanë shqyrtuar të dhënat nga studimet dhe provat për vaksinën, e cila që nga dhjetori është quajtur zyrtarisht VLA2001.
Nëse ekspertët e EMA-s e bien dakort, atëherë Komisioni Evropian do të duhet të japë një miratim përfundimtar, megjithëse kjo konsiderohet kryesisht një formalitet, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Deri më tani, pesë vaksina kundër koronavirusit janë miratuar për përdorim në vendet e BE-së. Vaksina Valneva mori miratimin për përdorim në Britanine e Madhe në prill.
VLA2001 administrohet në dy doza dhe është projektuar për të mundësuar trupin të mbrohet nga infeksioni përmes viruseve joaktive, që stimulojnë prodhimin e antitrupave.
EMA gjithashtu do të vendosë nëse do të miratojë përdorimin e vaksinës Pfizer-BioNTech për fëmijët e moshës 5-11 vjeç, pas një kërkese që i është bërë autoritetit sot.
Aktualisht, përdorimi i vaksinës si përforcues është miratuar vetëm në vendet e BE-së për fëmijët e moshës 12 vjeç e lart.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit