Lajme
Vëllezërit gjilanas i kthejnë shkëlqimin lokalit “Duplex lounge”
Ambienti ka një hyrje luksoze, në hollin e të cilit shfaqen verërat “Anadrini” të Kosovës, me një pamje shumëngjyrëshe në brendësi, e cila të shpie mbrapa, në mjedisin e hapur, buzë lumit
Labinot dhe Besnik Jakupi janë dy vëllezërit nga Gjilani që kanë rihapur dyert e lokalit të njohur “Duplex Lounge” në Obergösgen të kantonit Solothurn. Duplex ka një hapësirë gjigante dhe shtrihet në vijën e lumit Aare. Aty ku të rinjtë kërkojnë relaksim përmes gurgullimit të lumit Aare.
Ambienti është simpatik, ka një hyrje luksoze në hollin e të cilit shfaqen verërat “Anadrini” të Kosovës, me një pamje shumëngjyrëshe në brendësi, e cila të shpie mbrapa ambientit të hapur buzë lumit. Aty, sofat komode të bëjnë të lësh mbrapa stresin ditor përmes verës kosovare e një pureje të përzgjedhur apo shisha (nargjile) me aromë frutash.
“Ky ambient më ka pëlqyer gjithnjë. Sa herë vija këtu, ndihesha mirë. Sidomos kur kam hyrë brenda dhe kam dalë në pjesën e kopshtit mbrapa me pamje përmballë lumit Aare, jam ndier sikur në shtëpinë time. Duplexi më kishte mbetur gjithnjë si pikë, duke e menduar shpesh: `A thua, a mund të bëj edhe unë një lokal timin si ky`. Kështu që deshi Zoti dhe u realizua kjo dëshirë, pasi pronarët e mëparshëm më ofruan mua të parit ta merrja lokalin”, tregon Labinot Jakupi, i cili në ditën e hapjes ishte personi më i kërkuar nga të pranishmit e shumtë që kishin ardhur për të parë ndryshimin e bërë nga vëllezërit gjilanas.
“Mua më është plotësuar një ëndërr që e kam pasur gjatë gjithë kohës”, shprehet tutje Labi, duke veçuar se vendi është në mes të qyteteve Aarau dhe Olten si dhe shumë vendbanimeve të tjera që frekuentojnë në fshatin Obergösgen.
“Duplex lounge” ka një kapacitet për 250 persona dhe një hapësirë të gjerë me mundësi parkimi për dhjetëra vetura. Investimi në këtë bar është gjashtëshifror. Ai frekuentohet nga një klientelë e nacionaliteteve të ndryshme. Këtu gjithçka është e dixhitalizuar dhe si pijet, ashtu edhe porosia e pagesa mund të bëhen pa pasur nevojë të prisni shërbimin e kamarierit.
“Shërbimet janë moderne dhe të dixhitalizuara. Kjo metodë pune është eficiente, sidomos kur ka shumë punë, klientëve u bie të presin më gjatë për porosinë dhe për pagesë. Kështu me sistemin dixhital të arkës, porosia mund të dërgohet përmes skanimit të QR-Codit, pa pasur nevojë të kontaktohet kamerieri.
Pronarët e rinj e kanë plotësuar lokalin edhe me këndin e pureve (cigareve) luksoze për atë klientelë që kërkon ndeja të gjata mes shokëve që duan të takohen për qejf e muhabete, duke shijuar verën “Anadrini” të Kosovës.
Facebook: Duplex lounge
Instagram: Duplexlounge.ch
Porosia dhe pagesa, online
“Porosia dhe pagesa mund të bëhet direkt online, pa kontaktuar kamerierin. Kjo rrit natyrisht cilësinë e shërbimeve dhe e bën me atraktiv lokalin», shprehet Labi, i gëzuar nga prania e madhe e mysafirëve që po tymosnin me shisha e pure nga me të zgjedhurat. /Artikull i Sponzorizuar/
Foto: Armend Berisha
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha