Lajme

Austria zgjat punën me orar të shkurtuar deri në fund të këtij viti

Skema e punës afatshkurtër e Austrisë, Kurzarbeit, e cila ishte caktuar të skadonte në fund të qershorit, u zgjat zyrtarisht deri në fund të vitit.

Skema u lejon kompanive veçanërisht të prekura nga pandemia e koronavirusit të kërkojnë ndihmë nga qeveria për sa kohë që mbajnë fuqinë e tyre punëtore. Punonjësit në Kurzarbeit punojnë më pak orë dhe marrin një pjesë të pagës së tyre, të paguar nga skema – deri në 90 për qind, në varësi të pagës së tyre.

Diskutimet mes Sindikatës dhe Odës Ekonomike janë ende në vazhdim për detajet e zgjatjes së punës me kohë të shkurtër, njoftoi transmetuesi ORF, përcjell albinfo.at.