Kuriozitete
10 modelet e makinave, të cilat janë shtrenjtuar në Gjermani
Edhe pse çmimet janë duke u përmirësuar minimalisht, nuk duhet pritur një ndryshim i trendit, për shkak të normës së lartë të inflacionit.
Ndërsa automjetet e përdorura kushtonin mesatarisht 21.793 euro në mars 2021, në mars 2022 mesatarja u rrit në 26.817 euro. Makina deri në 20 vjeç me një kilometrazh maksimal deri në 200.000 kilometra u analizuan.
Ekskluzivisht për Focusonline, motori më i madh gjerman i kërkimit për tregun e makinave të përdorura Mobile.de ka përzgjedhur 10 modele, në të cilat rritja e çmimit është më e theksuar.
Krahasimi është bërë ndërmjet marsit 2021 dhe marsit 2022.
Rritja mesatare e çmimeve të të gjitha makinave të përdorura të listuara në Mobile.de gjatë kësaj periudhe ishte 23.1 për qind, dhe interesant është se numri i reklamave ra me 24.3 për qind. Kjo tregon se tregu i makinave të përdorura po zbrazet dalëngadalë.
Dhjetë modelet me rritjen më të lartë të çmimeve:
1) Volkswagen Polo
Çmimi mesatar për një Polo të përdorur (motor benzine) është rritur me 38 për qind brenda një viti. Në mars 2021, një makinë e vogël qyteti ishte në dispozicion për një mesatare prej 10.105 euro, dhe aktualisht është mesatarisht 13.941 euro.
2) Volkswagen Golf
Çmimet u rritën me 31 për qind. Një Golf i përdorur me naftë kushton sot mesatarisht 20.018 euro – pothuajse po aq sa Golf 8 i ri me motor benzine (20.395 euro).
3) Volkswagen Touran
Çmimi mesatar i Touran në një vit u rrit me 24 për qind në 21.653 euro.
4) Audi A6
Numri i Audi A6-ve të përdorura në njoftime ra me rreth 21 për qind gjatë vitit dhe çmimet u rritën me 24.5 për qind në një mesatare prej 36.000 euro.
5) Mercedes S Class
Mercedes S-Class po bëhet edhe më i rrallë në reklama, është ulur oferta e dizelit (minus 38 për qind), për të cilin kërkohen mesatarisht 72.622 euro (rritje prej 11.4 për qind).
6) Mercedes G Class
Me një rritje çmimi prej 38 për qind – shuma mesatare për një G-Class të përdorur është 166.689 euro.
7) Fiat 500
Çmimet e vogëlushit italian janë rritur me 18.8 për qind – që do të thotë se duhet të lini mënjanë mesatarisht mbi 13,400 euro për versionin me benzinë.
8) Mini Cooper
Mini është mesatarisht 21.3 për qind më i shtrenjtë, oferta është ulur për 11 për qind, ndërsa çmimi mesatar është 15.789 euro.
9) Toyota Prius
Një makinë e përballueshme si Toyota Prius duhet të jetë një magnet për klientët për momentin. Sipas portalit Mobile.de, çmimi mesatar është rritur me “vetëm” 13.6 për qind.
10) Tesla Model 3
Çmimet e makinës elektrike më të kërkuar në treg janë befasuese, përcjell Albinfo.ch. Edhe pse ne prisnim rritje të lartë, çmimi mesatar i Tesla Model 3 u rrit me vetëm 6.3 për qind, në 48.721 euro.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune










