Lajme

Gazeta austriake e akuzon për korrupsion presidentin Ilir Meta

Krone Zeitung publikoi një shkrim që akuzon presidentin Ilir Meta se ka paguar 700 mijë usd për një foto me Trampin dhe e shoqja 50 mijë euro për ndërhyrje estetike

Sot gazeta austriake Krone Zeitung publikoi një shkrim, ku akuzon presidentin Ilir Meta se ka paguar 700 mijë usd për një foto me Trampin dhe e shoqja 50 mijë euro për ndërhyrje estetike, Monika Kryemadhi reagoi pas Metës, duke denoncuar se pronarët e inceneratorëve po marrin azil në Vjenë, përcjell albinfo.ch.

Në reagimin e Kryemadhit, pasi gazeta publikoi bisedën me një person që tha se kërkonte azil në Austri, i kishte zbuluar aferën e familjes presidenciale.

“Me këtë foto të serave mbi inceneratorin e Tiranës, financuar nga fondet e BE-së, po përshëndes grupin e Vjenës dhe pronarët e inceneratorëve që po rrojnë me shpresën se do t’i shpëtojnë drejtësisë, duke fituar azil në Vjenë të Austrisë. Tik-Tak, ora po afron”, thotë Kryemadhi.

Kurse shton: “Kryeministri që ulëret për evazionin fiskal, le të merret me evazionin fiskal të inceneratorit të Tiranës, ku firma me dy punojës kanë faturuar te firmat e skemës së koncesionit korruptiv vlera deri në 9 milion dollarë.

Të shohë kryeministri krimin shtetëror të kolegëve dhe miqve të tij, pastaj të merret me rrogat minimale të qytetarëve shqiptarëve”.