Shqiperia

100-vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së

Ish-Sekretari amerikan i Shteti, Mike Pompeo, ka vizituar për herë të parë Shqipërinë në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA.

Në pamjet e siguruarua nga gazetari Juxhin Mustafaraj shihet kryeministri Rama teksa takohet me Pompeon përpara se ky i fundit të marrë titullin Doctor Honorus Causa.

Pompeo: Është kënaqësi e veçantë të jem këtu pas 100 vjetësh marrëdhëniesh diplomnatike. Kjo ditë festohet shumë, është përkushtim për tokën dhe shfrytëzimin e saj. Nga viti 1922 marrëdhëniet tona kanë qenë të shkëlqyera, përkushtimi vazhdon njësoj.

Unë atehërë isha ushtar i ri, më 1989 kam qenë në Gjermaninë lindore kur njerëzit u çlirua nga tirania. Dy vjet më vonë erdha në Shqipëri, gjatë kohës time si Sekretar Shteti kisha vetëm 1 mijë ditë dhe pashë se vendet tona kanë punuar kundër terrorizmit në mbarë botën, duke qenë përkrah NATO-s.

Në 30 vjetët e fundit është punuar për të konsoliduar demokracinë. Uroj dhe 100 vjet të tjera po aq të suksesshme, duhet vullnet i mirë nga secili për të shkulur korrupsionin dhe për të mbrojtur sigurinë e popullit dhe rajonit. Më bëni ftesë kur të kemi dhe 125-vjetorin.