Portrete të firmave
Shqiptarët dhe dashuria e tyre e madhe për “felgat” e veturave
Real Kryeziu me 4 garazhet në katër qytetet e Zvicrës frankofone me emrin “SOS Jantes KC” është një emër i dëshmuar për të pasionuarit pas veturave të shtrenjta luksoze
Veturat e shqiptarëve në Zvicër dallojnë jo vetëm për nga luksi i tyre por edhe nga “felgat” super luksoze që tashmë janë bërë aksesor i zakonshëm, sidomos për shoferët e rinj.
Puna serioze dhe emri i sipërmarrësit Real Kryeziu me 4 garazhet në katër qytetet e Zvicrës frankofone me emrin “SOS Jantes KC” nuk ka kaluar pa rënë në veshët e të pasionuarve pas veturave të shtrenjta luksoze.
Në mesin e shumë klientëve të kësaj kategorive, shqiptarët dominojnë me modelet më të reja të BMW-ve, Porche, Mercedes.
Por, të veçanta veturat e tyre i bëjnë edhe felgat super luksoze.
Platforma albinfo.ch ka intervistuar Real Kryeziun, i cili është i specializuar në renovimin dhe riparimin e rrotave të automjeteve.
Ndërmarrjen e tij e kishte themeluar z.Real Kryziu në vitin 2007 dhe që atëherë është rritur gradualisht, falë besimit në cilësinë e shërbimeve që ofron “SOS Jantes KC” për markat e njohura si “Porsche” e “Mercedes.
Albinfo.ch: Si mund ta shpjegoni këtë dashuri të shqiptarëve për “felgat”, apo është vetëm një klishe?
Real Kryeziu: Pasioni për felgat sigurisht që lidhet me veturat luksoze, çdo veturë e bukur duhet të ketë edhe fellne të bukura. Ky trend çdo ditë e më shumë po rritet duke pasur parasysh vozitësit e rinj. Secili prej tyre kanë idetë dhe dizajnin e tyre që të personalizojnë veturën që të duket sa më mirë që është e mundur.
Albinfo.ch: Thuajse çdo i ri që vjen për herë të parë në Zvicër, ka dëshirë të blejë një veturë luksoze, me felga super luksoze Pse?
Real Kryeziu: Po, është e vërtetë se çdo i ri që vjen për herë të parë në Zvicër dëshiron të blejë veturë luksoze. Arsyeja për felga super luksoze është ngase çdo i ri apo e re ka dëshirë që vetura e tyre të dominojë dhe të bie në sy gjatë ngasjes apo edhe gjatë evenimenteve të cilat organizohen kohë pas kohe.
Albinfo.ch: Nevoja reale për makinë të fortë apo dëshira për t`u dukur?
Real Kryeziu: Në këtë rast do të thosha që të dyja, por tek të rinjtë më shumë është dëshira për tu dukur, ndërsa pjesa tjetër për makina të forta zakonisht janë familjarët të cilët bëjnë udhëtime të gjata me familje, ku mbi të gjitha për ta është siguria në rrugë.
Albinfo.ch: Në vendlindje thuajse është krijuar një mit se nëse je duke jetuar në Zvicër, sigurisht që “duhet” të kesh një BMW, Audi apo Mercedes?
Real Kryeziu: Jo vetëm në vendlindje, por edhe në vendet evropiane këto tri vetura janë ndër më të kërkuarat, ku edhe ne riparojmë në numër të madh të fellgave në krahasim me veturat tjera. Por kjo nuk do të thotë që veturat e markave tjera nuk janë në trend, si p.sh kohëve të fundit ne kemi edhe shumë kërkesa për riparimin e felgave të veturave elektrike dhe hibride.
Albinfo.ch: Është shkruar shumë nëpër media për lojtarët shqiptarë si Xherdan Shaqiri etj., të cilët në grumbullimin e përfaqësueses së Zvicrës para ndeshjeve kanë shkuar me veturat më luksoze, dhe dallonin nga lojtarët tjerë. Kurse, kishte disa nga lojtarët e ekipit helvetik që drejt kësaj qendre kanë shkuar me autobus, si e komentoni këtë merak për vetura superluksoze?
Real Kryeziu: Unë mund të them se nga secili nacionalitet ka pasionantë të ndryshëm, ka edhe lojtarë të tjerë të cilët kanë vetura tepër luksoze, e gjithë kjo varet nga meraku i secilit prej nesh. Dikush ka pasion makinat, dikush ndonjë gjë tjetër, por e mira e kësaj është se shqiptarët po triumfojnë me makina luksoze, sportive, bile edhe vetura të koleksionit.
Albinfo.ch: Por, nuk është edhe krejt e thjeshtë pajisja e veturave me felga speciale? Çfarë duhet të dijnë shoferët?
Real Kryeziu: Po, është e vërtetë që pajisja e veturës me felga speciale nuk është e thjeshtë, sepse shteti i Zvicrës ka rregullat e posaçme sa i përket felgave speciale. Së pari vozitësit duhet të dinë që për çdo modifikim apo ndryshim në felga duhet të bëjnë homologimin e rrotave në lejen e qarkullimit, e cila dëshmon se ka të drejtë të ngas automjetin në komunikacion rrugor. Pastaj kemi raste kur vozitësit e rinj dëshirojnë të ndryshojnë madhësinë e fellneve, ku në konsultim me ekspertët e SOS Jantes KC vendosim për lartësinë dhe gjerësinë e felgave deri në limitin e lejuar. Vlen të theksohet se kohës së fundit shumica e të rinjve dëshirojnë personalizimin e felgave me ndërrim të ngjyrës apo edhe me kombinim të disa ngjyrave sipas ideve apo shijes së tyre, e këtë ne mund ta realizojmë me profesionalizëm duke plotësuar çdo kërkesë të klientëve në mënyrë që të dalin sa më të kënaqur prej dyerve tona.
Albinfo.ch: Sa mund të kushtojnë felgat më të lira dhe ato më të shtrenjta?
Real Kryeziu: Ekzistojnë modele të ndryshme të felgave. Varësisht nga lloji apo dizajni, çmimet mund të fillojnë afërsisht nga 200 deri në 7000 CHF për një felgë.
Albinfo.ch: Po riparimi i tyre?
Real Kryeziu: Çmimi i riparimit të felgave varet nga dimenzioni, niveli i dëmtimit, personalizimi e shumë detaje tjera, ku çmimet fillojnë nga CHF 125.00 deri në max CHF 460.00 për një felgë.
Albinfo.ch: Riparimin e felgave a e mbulon sigurimi?
Real Kryeziu: Riparimin e felgave në përgjithësi nuk e mbulon sigurimi, vetëm në raste të rralla të ndojnë aksidenti.
Albinfo.ch: Deri sa vetura gjatë një muaji kalojnë përmes dyerve të garazheve “SOS Jantes KC”?.
Real Kryeziu: Nuk mund të precizohet saktë deri në sa vetura kalojnë përmes dyerve tona gjatë një muaji, ngase asnjë muaj nuk është njësoj, por mund të themi që i riparojmë përafërsisht 1200 felga, diku rreth 350 vetura gjatë një muaji.
Dëshira për tu dukur apo nevoja?
Çdo i ri që vjen për herë të parë në Zvicër dëshiron të blejë veturë luksoze. Arsyeja për felga super luksoze është ngase çdo i ri apo e re ka dëshirë që vetura e tyre të dominojë dhe të bie në sy gjatë ngasjes apo edhe gjatë evenimenteve të cilat organizohen kohë pas kohe
Ja ku gjenden 4 garazhet
Këto pika gjenden në regjionin e Zvicrës frankofone: e para në Gjenevë, të tjerat në Lozanë e në Sion, të tria këto në zonat industriale, ndërsa njëra në Yverdon, afër liqenit.
Geneva
SOS Jantes KC – Geneva
rue du Pré-Bouvier 10
CH – 1242 Satigny
Phone : +41 (0) 22 782 37 64
Mobile : +41 (0) 78 858 12 07
Email : [email protected]
Lausanne
SOS Jantes KC – Lausanne
Zone industrielle En Budron H7
Box N° 26-27
CH – 1052 Le Mont-sur-Lausanne
Phone : +41 (0) 21 652 73 83
Mobile : +41 (0) 79 831 04 24
E-mail : [email protected]
Sion
SOS Jantes KC – Sion
Route des Joncs 107
Box N° 54
CH – 1958 Uvrier
Phone : +41 (0) 27 764 30 49
Mobile : +41 (0) 78 858 12 07
E-mail : [email protected]
Yverdon-les-Bains
SOS Jantes KC – Yverdon-les-Bains
Rue des Prés-du-Lac 69
CH – 1400 Yverdon-les-Bains
Phone : +41 (0) 21 652 73 83
Mobile : +41 (0) 79 831 04 24
E-mail : [email protected]
/Shkrim i sponzorizuar/
Të ngjashme
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha