Shqipëria
Cili është qyteti bregdetar shqiptar më i preferuari për turistët nga Zvicra?
Bregdeti i Durrësit dhe Golemit është destinacioni kryesor i turistëve të huaj i cili përthith gjithnjë e më shumë pushues.

Autoritetet po kryejnë plugimin e rërës, heqjen e papastërtive dhe për të vijuar me vendosjen e çadrave.
Sipas kryetarit të Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, heqja e masave anticovid ka sjellë interes të shtuar të turistëve të huaj, të cilët këtë vit pritet të kalojnë shifrën prej 6 mln të 2019, përcjell Albinfo.ch.
“Vendi që përthith më shumë turistë është zona e bregdetit Durrës-Golem, ajo ka edhe struktura më të mëdha. Ka aeroportin afër dhe ka detin e cekët për familjarët dhe e kam theksuar si Antalia e Shqipërisë. Mendoj që do të kemi një numër të konsiderueshëm turistësh, do i kalojmë 6 mln dhe të kthehemi në shifrat e 2019-ës. Ky nga turizmi masiv i plazhit.
Edhe finalja e Konference League apo shpallja e Tiranës, Kryeqytet i Rinisë ka bërë që maji të ketë prenotime të shumta nga të huajt.
“Edhe lehtësimi i masave ka bërë punën e vet. Turistë sporadikë ka, më mirë se vitet e tjera, të cilët vijnë në mënyrë individiale, edhe nga Tirana, Kryeqyteti i Rinisë”, tha ai për Klan.
Polonia mbetet tregu kryesor i turistëve të organizuar me carter, e ndjekur nga Çekia, Lituania, Gjermania dhe Zvicra.
E-Diaspora
-
7 shqiptarë janë arrestuar në Francë, grabisnin rezidencat e figurave publike Raportohet se forcat policore franceze kanë vënë në pranga shtatë persona të dyshuar për një seri...
-
Uniteti i grave shqiptare në Zvicër – reflektim, motivim dhe mbështetje
-
Emigranti që u kthye në Shqipëri e po kontribuon në turizmin lokal
-
Puna “në të zezë” – Stafi i kuzhinës së hotelit dëbohet në Kosovë
-
Ftesë për debat të hapur me kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
A keni dëgjuar ndonjëherë për fshatin Château-d’Oex Ky fshat në Zvicër konsiderohet si “kryeqyteti” botëror i balonave...
-
Gjeneva kërkon që qeveria të mbrojë agjencitë që përballen me shkurtimin e ndihmës nga SHBA
-
Parlamenti zviceran miraton taksimin individual të çifteve të martuara
-
Akomodimi i azilkërkuesve: Distrikti Andelfingen mbështetet në zgjidhje të posaçme
-
Gati 50 ujqër u vranë në Zvicrën lindore gjatë një periudhe pesë mujore