Lajme
Dy variante të reja të ‘Omicron’, shihen si shqetësim për sezonin veror
Dy variantet e reja janë vënë re fillimisht në Afrikën e Jugut, në muajin janar dhe shkurt
Dy variante të reja të Omicron, të cilat janë cilësuar si “shqetësuese” nga ekspertët evropianë të shëndetësisë, mund të jenë dominuese gjatë verës.
Qendra Evropiane për Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC) thotë se variantet BA4 dhe BA5 mund të çojnë në rritje të rasteve në kontinentin tonë, duke shtuar edhe shtrimet nëpër spitale.
Për këtë arsye, u kërkohet të gjitha vendeve evropiane që të jenë të kujdesshme për shenjat e një shpërthimi të ri, raporton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Infektohet me Delta dhe pas 20 ditësh me Omicron, rasti i parë i dokumentuar në një kohë kaq të afërt.
Dy variantet e reja janë vënë re fillimisht në Afrikën e Jugut, në muajin janar dhe shkurt. Që atëherë, këto janë variantet dominuese në këtë shtet, ndërkohë që pritet të bëhet variant dominues në Portugali në fund të majit, sipas ECDC.
Mendohet se këto variante mund të shmangin mbrojtjen e vaksinave dhe imunitetin e fituar nga kalimi i Covid-19.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha