Muzikë
Alban Pengili bashkon Paganinin me “Valsin Shqiptar të Dashurisë”
"Pengili është një violinist "Extra Class". Këtë herë ai i gëzohet veçanërisht faktit se do të mund të luajë kompozimet e tij origjinale..."
Paganini takohet me “Valsin Shqiptar të Dashurisë” në koncertin që violinisti virtuoz Alban Pengili do të performojë më 5 qershor në “Kapitelsaal” të Kështjellës së Lüdinghausen-it. Albani i gëzohet veçanërisht faktit se në këtë koncert do të interpretojë edhe kompozimet e tij.
Alban Pengili do të prezantojë një ndërthurje të pazakontë veprash që megjithatë lidhen me njëra-tjetrën, transmeton albinfo.ch. Gjysma e parë e programit i kushtohet Paganinit, gjegjësisht veprës së tij “Nel cor piu non mi sento” (Niccolò Paganini) dhe kompozimit “Paganiniana” nga Nathan Milstein.
I frymëzuar nga këto kryevepra, Pengili ka kompozuar vetë veprën “Labirinti Harmonik Shqiptar”, në pjesën e mesme të të cilit dallohet edhe ndikimi i Chaconnes nga veprat e Johann Sebastian Bach-ut dhe “Valsi shqiptar i dashurisë”.
Të dyja pjesët janë shkruar për solo violine, shkruan nw.de. Për sa i përket strukturës dhe përbërjes, ato të kujtojnë modelet e famshme, por në të njëjtën kohë përfaqësojnë një zhvillim të mëtejshëm që shtyjnë kufijtë e asaj që është teknikisht e realizueshme për violinën solo.
Siç dihet, violina zakonisht ka pjesën e melodisë, e cila shoqërohet me një instrument të dytë. Sipas njoftimit për shtyp, nëse violinisti do të luajë edhe të gjitha harmonitë shoqëruese në të njëjtën kohë me melodinë, kjo kërkon kulmin e aftësisë së tij teknike.
Motive dhe melodi shqiptare
Në vitin 2021 Pengili bashkë me kitaristin Peter Ansorge kishin prodhuar CD-në “Passione e Desiderio” me ndihmën e një granti nga Ministria e Kulturës në Düsseldorf, pjesët e të cilit i prezantuan në Lüdinghausen në nëntor, përcjell albinfo.ch. Ndërsa këtë vit një grant nga Këshilli Gjerman i Muzikës në Bon ka bërë të mundur prodhimin e CD-së tjetër, kësaj radhe solo “Il Violino Armonico: në kujtim të Niccolò Paganinit”.
Ky grant u nda për regjistrimin e kompozimeve të Pengilit, në të cilat ndër të tjera dëgjohen motive dhe melodi mesdhetare shqiptare. Këto janë veprat e para të Pengilit, të cilat ai ia ka kushtuar vendit të prejardhjes.
Sipas raportit, Pengili është një violinist “Extra Class” që i ka dhënë audiencës së Lüdinghausen-it përjetime të jashtëzakonshme koncertesh që nga viti 2010. Këtë herë ai i gëzohet veçanërisht faktit se do të mund të luajë kompozimet e tij origjinale në këtë qytet.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor