Lajme

Malta, kampione në Europë për mbrojtjen e të drejtave LGBTI

Malta vijon të mbetet shteti më i mirë në Europë për sa u përket të drejtave të komunitetit LGBTI, sipas raportit vjetor të ILGA-Europe.

Organizata thotë se Malta u është përmbajtur politikave, ligjeve dhe praktikave më të mira e më pak diskriminuese ndaj komunitetit.

Shteti anëtar në BE me rreth 525 mijë banorë qëndron në krye të “Hartës së Ylberit” në Europë që prej vitit 2016.

Në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria lë pas vetëm Maqedoninë e Veriut  për mbrojtjen e të drejtave në komunitetit LGBTI, ndërsa në listën prej 49 shtetesh, renditet e 28-ta.

Në vend të tetë midis 49 shtetesh është renditur Mali i Zi, i cili kryeson edhe me fqinjët e Ballkanit Perëndimor.

Më pas vjen Bosnjë e Hercegovina (22), Serbia (23) dhe Kosova (25).

Danimarka u ngjit me shtatë vende, duke u renditur në vend të dytë pas Belgjikës, shtet që së fundmi njoftoi se deri në fund të këtij viti do të ndalë me ligj të ashtuquajturat ‘terapitë e konvertimit’.

Azerbajxhani, Turqia, Rusia dhe Armenia janë në skajin tjetër të grafikut si shtetet me ligjet më të dobëta në botë në mbrojtjen e LGBTI, ndërsa për sa i përket BE-së janë Rumania dhe Bullgaria.

Çdo vit, organizata e përbërë nga 600 grupe të të drejtave njeriut publikon raportin për 49 shtetet të Europës.

Të dhënat e këtij viti u publikuan të enjten gjatë Forumit të Hartës së Ylberit në Europë, mbajtur në Qipro.

“Shumica e vendeve po përparojnë drejt barazisë, duke njohur dhe mbrojtur realitetet e jetuara të popujve”, thotë ILGA Europë në raportin e saj./Euronews