Kuriozitete
Google do të paguajë qindra media në Evropë për lajme
Google do të paguajë më shumë se 300 media në Bashkimin Europian për lajmet e tyre – deklaroi kompania, në vijim të zbatimit të normave europiane mbi të drejtën e autorit (copyright) të miratuara tre vjet më parë.
Gjiganti i teknologjisë nënshkroi marrëveshje me media në Gjermani, Francë, Hungari, Austri, Holandë dhe Irlandë, ndërkohë bisedimet vijojnë me të tjera media”, deklaroi një drejtues i kompanisë në një postim në blog.
Artikulli u shkrua nga Sulina Connal, drejtues i marrëveshjeve për lajmet dhe publikimet në Google:
“Deri më tani kemi nënshkruar marrëveshje me më shumë se 300 media për lajme kombëtare, lokale dhe të specializuara në Gjermani, Hungari, Francë, Austri, Holandë dhe Irlandë dhe bisedimet vijojnë me media të tjera”.
“Po njoftojmë prezantimin e një instrumenti të ri, duke u bërë ofertë mijëra media lajmesh të tjera, duke nisur nga Gjermania dhe Hungaria, për t’u zgjeruar në vende të tjera të BE-së në muajt e ardhshëm”, vijon artikulli në blog. Autorja e tij nuk e specifikoi shumën e paguar mediave.
Dy të tretat e kompanive që janë bërë pjesë e marrëveshjes aktuale janë media gjermane, në mesin e të cilave Der Spiegel, Die Zeit dhe Frankfurter Allgemeine Zeitung.
Direktiva europiane mbi copyright (të drejtën e autorit)
Njoftimi vjen pas një beteje të gjatë të botuesve që të paguhen nga gjigantë të teknologjisë si Google dhe Facebook për përdorimin e punës së tyre. Bashkimi Europian e miratoi Direktivën Europiane mbi Copyright në vitin 2019 dhe shtetet anëtare po nisin zbatimin e direktivës në nivel kombëtar.
Ajo u jep autorizim platformave online të palëve të treta si Google, të negociojnë drejtpërdrejt me përgjegjësit e përmbajtjeve.
Çështja ka shkaktuar përplasje midis botuesve europianë të lajmeve dhe gjigantëve të teknologjisë, me mbylljen e Google News në Spanjë në vitin 2014, pas legjislacionit që e detyroi atë të paguajë një tarifë kolektive licencimi për të ripublikuar titujt ose fragmentet e lajmeve.
Spanja e ka miratuar tashmë direktivën e së drejtës së autorit, që detyron platformat si Google dhe Facebook të ndajnë të ardhurat me botuesit, duke i lejuar gjithashtu ata të bëjnë marrëveshje individuale ose në grup me botuesit.
Franca gjobiti Google me 500 milionë euro për një mosmarrëveshje me botuesit e lajmeve të vendit në vitin 2021.
Në mars të këtij viti, Google nënshkroi një marrëveshje të re për të paguar botuesit francezë për të drejtën për të shfaqur përmbajtjen e tyre të lajmeve në internet.
Google deklaroi në postimin në blog se sipas marrëveshjes së re, botuesve do t’u ofrohet një “marrëveshje Extended News Previeë (ENP) me Google” për përmbajtjen e tyre, në një instrument që shpjegon se çfarë është oferta, si të regjistroheni dhe si të merrni një feedback.
“Të gjitha ofertat mbështeten në kritere që respektojnë ligjin dhe udhëzimet ekzistuese për të drejtat e autorit, duke përfshirë shpeshtësinë e shfaqjes së një faqe interneti të lajmeve dhe sa të ardhura krijohen nga reklamat nga faqet që shfaqin gjithashtu pamje paraprake të përmbajtjes së lajmeve”, shkruhet në blog./ Euronews
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Vjenë
Një jetë kushtuar violinës Valbona Naku, violiniste profesioniste me famë botërore...
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor