Shqipëria

Patentat shqiptare do të njihen edhe në Arabinë Saudite

 

Bëhet e ditur se patentat shqiptare do të njihen edhe në Arabinë Saudite, përcjell albinfo.ch.

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është miratuar vendimi për miratimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit.

Thuhet se miratimi i këtij vendimi i hap rrugë njohjes së ndërsjellë të patentave në të dyja vendet.